page-header
Mirësevini

AED Solution, Projektim realizim kontroll e mirëmbajtje

“Ne ofrojme për klientët tanë shërbimin e plotë, që nga fazat e para të projektimit, ndërtimit deri në kompletimin e këtyre strukturave me të gjitha pajisjet, makineritë dhe instalimet e nevojshme duke dorëzuar impiantin e përfunduar.

AED Solution

Kompania “AED Solution” fillon aktivitetin e saj ne vitin 2018.
Ne jemi një kompani inxhinierike, projektim, instalimi dhe mirëmbajtje e aplikuar në te gjithë sistemet  ku përfshihen sistemet e kontrollit të klimës, ventilim, ngrohje-ftohje dhe ujë të ngrohtë sanitar.

Aftësi inxhinierike & Cilësi

Projektim
Ne aplikojmë teknologjitë më të fundit dhe më të avancuara të projektimit dhe inxhinierisë në instalimet tuaja – qe nga marrja të dhënave fillestare – për të arritur rezultatet më të mira. Qëllimi ynë është të sigurojmë klientët tanë nivelet më të larta të efikasitetit të energjisë, konfort dhe përsosmëri.
Instalim
Nga faza fillestare e projektimit deri në montimin e sistemeve tuaja, AED Solution vazhdimisht përdor teknologjitë e fundit në përputhje me trendet e tregut. Bashkëpunimi me prodhuesit kryesorë për zhvillimin e zgjidhjeve të reja është një faktor i vazhdueshëm që na mundëson t’u ofrojmë klientëve tanë risitë më të fundit të tregut, të zhvilluar bashkërisht me bashkëpunëtorët tanë të shumtë. Standardet më të larta të cilësisë dhe zhvillimet më të fundit teknologjike janë vendosur në shërbim të klientit në të gjitha projektet tona.

Kush jemi?
Shoqëria AED Solution vjen me një nivel të larte ekspertize në fushën e kondicionimit, sistemet dhe impiantet për ftohje/ngrohje.

Specialistët tanë janë ekspertë në fushën e studimit dhe projektimit, si dhe zbatimit të asiprimit, montimit të sistemeve qëndrore për aspirim e kondicionim, ngrohje, ftohje,panele diellore, impiante antizjarr manual e automatik, veçanërisht në ambiente të mëdha. Realizimi i impianteve hidraulike dhe sistemeve elektrike, montimi i kaldajave, dhomave frigoriferike, janë disa nga fushat e ekspertizës së inxhinierëve tanë.

Kondicionerë Toyotomi për çdo madhësi ambienti.
Projektim e zbatim sisteme dhe impiante kondicionim/aspirim etj…
Rakorderi dhe gamë të gjerë me materiale të ndryshme pune!
Vegla dhe mjete pune

Keni një Ambient Komericial apo Privat

Le ta projektojmë dhe ndërtojmë sistemin e kondicionim/aspirim/ngrohjes

Eksperiencë

Ekipi ynë i teknikëve të instalimit është shumë i kualifikuar në mjedise komplekse dhe është e pajisur me një përvojë të madhe në fillimin dhe kontrollin e cilesise e instalimeve të teknologjisë së lartë. Ajo është gjithashtu e pajisur me teknologjinë më të fundit në drejtim të kontrollit te cilesise, marrjes së të dhënave dhe komunikimit në distance të objekteve, gjë që lejon ekipin tonë të sigurojë klientit një shërbim në kohë reale në lidhje me statusin dhe funksionimin e objektit. AED SOlution mbulon të gjitha zonat e mirëmbajtjes në infrastrukturë, ndërtesa dhe objekte.

background
Lidhuni me ne

Plotësoni formularin e kontaktit më poshtë për të kontaktuar me ne


    Back to top of page